Shqipëria, pikë të "artë" në Pragë, Sulçe: Kemi më shumë besim për kualifikimin në Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 11:48
Kombëtarja e Shqipërisë mori një barazim mjaft të vlefshëm në Pragë përballë Çekisë. Kjo pikë i jep shumë besim kuqezinjëve për një kualifikim të mundshëm në europianin 2024. Gazetari sportiv i Ora News, Altin Sulçe ishte i ftuar në studion e lajmeve për të folur për kombëtaren.
"Tani kemi eksperiencën, kemi më shumë besim për kualifikim. Silvinjo ka futur më shumë kreativitet në mesfushë. Mitaj nuk më pëlqeu shumë, nuk ishte ai i ndeshjes me Moldavinë.
Trajnerët e rinj dëgjohen më shumë se trajnerët e vjetër. Silvinjo po bën mirë. Kombëtarja duhet të ketë optimizëm", tha ndër të tjera Sulçe.
