45 minuta sakrifice, Shqipëria ruan barazimin në Pragë

45 minuta sakrifice, Shqipëria ruan barazimin në Pragë
Shqipëria ngre murin në stadiumin e Pragës ku në 45 minuta arriti të minimizonte forcën e Republikës Çeke.

Pjesa e parë në “Fortuna Arena’ u mbyll me rrjeta të paprekura ku vendasit u zgjuan vetëm në minutat e fundit, ndërsa kuqezinjtë treguan karakter madje rrezikuan fillimisht me Seferin dhe në dy raste me Sokol Cikalleshin por vetëm kaq.

Ajo që është për t’u veçuar mbetet forca mbrojtëse dhe muskujt e organizimi në mesfushë. Nuk la shije të mirë ndeshja e Asanit në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Ramadani dhe Asllani në mesfushë zhvilluan 45 minuta për t’u vendosur në kornizë. 

Soucek në minutën e 12 dha shkëndijën e parë për skuadrën vendase ndërsa pas minutës së 30 Çekia e rriti presionin duke krijuar më shumë volum por pa raste konkrete që mund të shqetësonin Berishën.