Trajneri i Kombëtares e pranon që tani Shqipëria mund të bëjë llogari

Sylvinho është shfaqur përherë diplomat dhe i rezervuar por në përfundimin e ndeshjes me Republikën Çeke e pranoi se Shqipëria mund të mendojë edhe për klasifikimin:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë por ia dolëm të dalim me 1 pikë. Është e rëndësishme që edhe Çekia nuk mori 3 pikë dhe prandaj ky barazim është shumë i rëndësishëm. Tani mund të bëjmë llogaritë pro ndeshja e ardhshme është jetike dhe duhet të mendojmë për këtë sfidë.

Jam shumë i kënaqur me të 23 lojtarët se si e përjetuan këtë ndeshje. Jam i kënaqur edhe për Mujën dhe Dakun. Kemi krijuar një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes dhe kjo është pozitive. Çekia luajti më intensitet dhe ne bëmë gjithçka ta ulnim intensitetin e tyre sepse e dinim që do të na ushtronin presion. Tifozët kanë parë një ndeshje shumë të bukur”.