Stadiumi i Kupës së Botës katandiset keq, sot përdoret për parkim autobusësh

Në vitin 2014, Brazili ndërtoi dhe rikonstruktoi shumë stadiume për organizimin e Kupës së Botës por për shkak të kapacitetit të tyre shumë të madh, kostot e mirëmbajtjes janë të papërballueshme.
Në një situatë të tillë është 72 mijë vendëshi “Mane Garrincha” që 9 vite më parë priti një numër të madh të ndeshjeve të evenimentit që shpalli Gjermaninë kampione.
7 ndeshje në total përfshirë një çerkfinale dhe ndeshjen për vendin e tretë por aq kjo nuk mjafton që në Brazil ta ruajnë këtë kryevepër që rëndom përdoret për panaire apo evenimente kulturore e së fundmi edhe për të parkuar autobusët e prishur.
Stadiumi i vjetër i ndërtuar në vitet ‘70 u rikonstruktua dhe u rrit me 30 mijë vende në kapaitet ndërsa kostot e rikonstruksionit shkuan deri në 300 milionë dollarë.
Fakti që sot kushton rrethj 150 mijë euro në muaj për ta mirëmbajtur, e ka detyuar bashkinë e kryeqytetit Brasilia që ta transformojë në një vend depozitimi makinash gjigand.
