Ka punuar me të dy, Igli Tare flet për Inzaghi-n dhe Pioli-n përpara derbit

Në një jë intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për shumë tema që prekin futbollin italian ku është ndalur gjatë në disa detaje interesante. Duke folur për trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli, Tare i cili ka punuar me të dy, shprehet se ata e  kuptojnë njëri-tjetrin, por janë të ndryshëm në taktikë.

“Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”.

Deklarata e ish-drejtuesit të Lazios që punoi për rreth dy dekada në nivelet më të larta drejtuese të Lazios, vjen vetëm pak ditë përpara derbit të Milanos ku dy trajnerët do të ndeshen me njëri-tjetrin në sfidën për vendin e parë të klasifikimit.