Kampioni i Europës zgjedh Katarin, PSG arkëton 50 milionë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2023, 12:34
Marco Verratti transferohet në Katar te Al-Arabi. Mesfushori kampion Europe me Italinë ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Katar ku klubi nga Doha do të paguajë 50 milionë euro në llogarinë ë PSG.
Parizienët e kanë nxjerrë jashtë projektit mesfushorin pas 9 sezoneve që ai kaloi nën hijen e Kullës Eiffel. 32-vjeçari do të nënshkruajë për 4 sezone ndërsa fillimisht duhet të kalojë testet fizike dhe mjekësore.
Me këtë kontratë karriera e Verrattit është drejt rënies përdundimtare pasi ai është lënë edhe jashtë listës së Italisë nga Luciano Spalletti.