Lionel Messi nuk di të ndalet, supergol edhe me Argjentinën (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 10:18

Nga MLS në Argjentinë, Lionel Messi nuk ndryshon, ai mbetet monumental si emri i stadiumit ku kampionët e botës sfiduan Ekuadorin në kualifikueset e Kupës së Botës. Goli i “pleshtit” në minutën e 78 nga goditja e dënimit zhbllokoi dhe vendosi fatin e ndeshjes.
Festë madhështore në stadiumin legjendar të Buenos Airesit ndërsa ky është goli numër 176 për numrin 10 me fanellën e Kombëtares së Argjentinës.
36-vjeçari nuk i dha asnjë mundësi portierit mik Hernan Galindez duke e shtangur me një ekzekutim fantastik që e konfirmon njeriun e momentit në radhët e kampionëve të botës edhe pse është transferuar në një kampionat më pak cilësor si MLS.
