Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimimin e PD-së së Bashës
Shpresat e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për dy komisionerë të zonave administrative për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, u shuan nga KAS duke ia rikonfirmuar këtë të drejtë Partisë së Lirisë në Koalicion me Sali Berishën.
Vendimi i Kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi për ndarjen e anëtarëve të KZAZ-së u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD-së Indrit Sefa.
KQZ ndau anëtarët e KZAZ së Bashkisë Kukës mbi bazë të rezultateve të zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku koalicioni Bashkë Fitojme që u kryesua nga PL doli forcë e dytë. Por Partia Demokratike e kundërshton këtë procedurë.
Me vendimin e KAS, vijon të mbetet në fuqi ndarja e kryekomisionerit Ilirian Celibashi i cili i cakton 3 komisionerë PS, 2 komisionerë PL dhe 1 PD.
