Salianji nuk e njeh Bashën: Kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Bardhi, Berisha kreu i opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një lidhje "Skype" foli në studion e Ora News për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Për Salianjin kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është Gazment Bardhi, ndërsa kryetar i opozitës është Sali Berisha.

Salianji: Takimi mes Bardhit dhe Berishës është një ngjarje për tu vlerësuar dhe që i shërben interesit kombëtar. Kryetari i grupit parlamentar të PD është Gazment Bardhi. Kryetari i opozitës është Sali Berisha. Janë kosto mbi kurriz të PD për shkak të lidershipit sic ishte lënia e mandateve.

Bashkimi i frontit opozitar me elementë kundër qeverisë. Deputetët e Partisë së Lirisë janë pjesë e frontit opozitar. Të gjitha pengesat do t'i kapërcejmë.