Demokratët drejt bashkimit, Boçi: Takimi Bardhi-Berisha ka qenë prej kohësh i kërkuar, nuk krijojmë parti të re

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi përmes një lidhje "Skype" në Ora News foli për situatën ku ndodhet PD. Boçi theksoi se takimi mes Bardhit dhe Berishës ka qenë prej kohësh i kërkuar. Idenë për krijimin e një partie të re, Luçiano Boçi e refuzoi edhe pse pranoi se kushtet për të krijuar një parti te re janë.

"Qytetarët janë të revoltuar me qeverinë, kanëshpresë te bashkimi i opozitës. Ne nuk pranojmë të dalim nga sigla e historia e PD dhe të kriojmë një parti të re. Synimi është bashkimi i PD. Kushtet për të krijuar një parti të re janë, por ne nuk do dalim nga historia. Shkaku i mbledhjes Bardhi-Berisha ishte dëshira e deputetëve.

Takimi ka qenë prej kohësh i kërkuar. Ka qenë gjithmonë në axhendën tonë politike. Nuk është bërë për shkak të intatit të një grupi të vogël që kërkon të rrëmbejë partinë demokratike", tha ndër të tjera Boçi.