Ministrat e rinj “ende rrugës”, propozimet e kryeministrit nuk kanë mbërritur tek presidenti

Ministrat e rinj “ende rrugës”, propozimet e kryeministrit nuk

Emrat e ministrave që do të ikin dhe të rinjve që do të ulen në tryezën e qeverisë nuk kanë mbërritur për firmë në zyrën e presidentit Begaj deri mesditën e së mërkurës.

Vetë kryeministri apo insticucionii kryeministrisë nuk kanë dhënë asnjë arsye për këtë vonesë në dërgimin e propozimeve për ndryshimin e kabinetit qeveritar

Ministria e financave, shëndetësisë, arsimit, e jashtme, e shtetit dhe ministria e re për pushtetin vendor përveç dekretimit të Presidentit gjithashtu duhet të betohen edhe në parlament por deri më tani nuk janë marrë hapat për nisjen e punës.

Ndërkaq axhenda e ngjeshur e Presidentit Bajram Begaj, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakistan gjithashtu dhe ajo e Kryeministrit Rama i cili për pak ditë niset drejt Shteteve Të Bashkuara të Amerikës po shtyn edhe më shumë marrjen e posteve nga ministrat e rinj.

Në momentin që kërkesa për dekretimin e emrave vjen në ambjentet e Presidencës, kreu i shtetit prej një afati kohor prej 10 ditësh për ti firmosur dhe zyrtarizuar postet e tyre, më pas për 48 orë duhet të mbahet dhe seanca e posaçme parlamentare për betimin e drejtuesve të kabinetit qeveriar.