Zgjedhjet në Kukës, koalicioni "Bashkë Fitojmë" depoziton kërkesën për regjistrim në KQZ
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 7 Shtator 2023, 09:47
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka depozituar kërkesën në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit. Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kukësit është Emri Vata që u zgjodh nga procesi i primareve në partinë demokratike. Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, do mbahen pas dorëheqjes së Safet Gjicit si kryetar i bashkisë, pas skandalit erotik në zyrën e tij me një vajzë.

