Dilemat e demokratëve, Kikia: PD në përpjekje për të mbijetuar, po shkohet drejt zyrtarizimit të 2 Partive Demokratike
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 15:43
Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar përmes një lidhje "Skype" në studion e Ora News ku foli për situatën në Partinë Demokratike. Kikia tha se PD është në përpjekje për të mbijetuar dhe se po shkohet drejt zyrtarizimit të dy partive demokratike.
"PD në përpjekje për të mbijetuar, por e ndarë në tre grupime. Ka pasur 2 vite luftë agresive brenda PD. Takimi Bardhi-Berisha është pozitiv. Pjesa zyrtare e PD ka njohur tashmë si kryetar Bashën.
Po shkohet drejt zyrtarizimit të dy partive demokratike, ajo që drejtohet nga Berisha dhe ajo që drejtohet nga Basha. PD që drejtohet nga Berisha nuk mund të futet në zgjedhje", tha ndër të tjera Kikia.
