Logu: Deputetët e PD-së humbën 2 vite, të bëhemi bashkë në një strategji ndaj Ramës

Në një intervistë për Ora News, këshilltari ligjor i PD-së, Marash Logu u shpreh se deputetët dhe demokratët e kanë kuptuar që në këto 2 vite kanë humbur shumë kohë duke marrë kohë dhe energji me probleme te brendshme të PD-së

Ai tha se në 14 maj opozita, në tërësi mori një rezultat shumë të dobët dhe të gjithë e kanë kuptuar se duhet të bëhen bashkë në oponencë ndaj Edi Ramës,

Logu: Deputetët dhe demokratët e kanë kuptuar që në këto 2 vite kemi humbur shumë kohë duke marrë kohë dhe energji me probleme te brendshme të PD-së, dhe pa u fokusuar energjinë për të denoncuar skandalet e qeverisë dhe të ofrohemi si një alternativë. Ajo që i ka nxitur edhe më shumë që deputetët të reflektojnë për këtë krizë dhe efektet që ka pasur ajo, është edhe rezultati i zgjedhjeve vendore 2023.

Në 14 maj opozita, në tërësi mori një rezultat shumë të dobët dhe të gjithë e kanë kuptuar se duhet të bëhemi bashkë në oponencë ndaj Edi Ramës, duke filluar nga parlamenti dhe me strategjinë parlamentare. Mbledhja e sotme nuk i preku sot këto gjëra, por preku temat që janë bërë publike tashmë.