Gola dhe spektakël në Durrës por Teuta dhe Tirana nuk fitojnë

Gola dhe spektakël në Durrës por  Teuta dhe Tirana nuk
“Niko Dovana” priti ndeshjen e javës së dytë mes Teutës dhe Tiranës ku foli loja e zhdërvjellët dhe golat por pa një fitues. 4 të tillë u shënuan në fund të 90 minutave të sfidës së Durrësit ku Teuta iu kundërpërgjigj me të njëjtën forcë skuadrës së Orges Shehit që ndalet në barazim 2-2.

Ndeshjen e hapi një gol i shpejtë i Hasanit që në minutën e tretë por Realdo Fili barazoi nga pika e bardhe 7 minuta më vonë e madje Teuta gjeti avantazhin me Gjinollarin.

Tirana nuk arriti ta merrte veten menjëherë por me kalimin e minutave gjeti ritmin dhe golin me mbrojtësin Najdovski. Barazim që nuk “vret” asnjë prej skuadrave ende në fillimin e një sezoni të gjatë.