Ballkani i papërmbajtshëm edhe në merkato, përfiton 200 mijë euro nga talenti i sulmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 16:28
200 mijë euro për ta lënë të lirë të bashkohet me Mnisaspor. Pas Albion Rrahmanit që u largua për 500 mijë euro këtë verë në Rumani dhe Krasniqit për 600 mijë sezonin e kaluar te Cluj, kampionët e Kosovës eksportojnë një tjetër lojtar jashtë.
27-vjeçari Meriton Korenica është transferuar te Manisaspor në Ligën e Parë të Turqisë. Klubi nga Suhareka arkëton 200 mijë euro të tjera ndërsa Ilir Daja ka detyrën e vështirë për ta zëvendësuar me një emër tjetër edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
Nga ky transferim Ballkani ka ruajtur edhe 20 % të kartonit për një shitje tjetër të mundshme ndërsa nëse Manisa siguron ngjitjen në Superligë, arkëton edhe 50 mijë euro shtesë.
