Spektakël i Ferrarit në Monza, makina e kuqe mund Verstappen

Pole position për Carlos Sainz me makinën Ferrari në pistën e shtëpisë në Monza. Spanjolli i skuadrës italiane la pas për 13 të mijtat kampionin e botës dhe njeriun e pamposhtur të këtij sezoni, Max Verstappen ndërsa nga vendi i tretë do të niset një makinë tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc.
Carlos Sainz's first pole in 2023 ????
— Formula 1 (@F1) September 2, 2023
And what a pole to remember!!!!!!!!! ????????#ItalianGP #F1 @CarlosSainz55 @ScuderiaFerrari pic.twitter.com/WG2gXByED4
Kjo është ndalesa e 14 e botërorit 2024 të Formula 1 ndërsa për herë të parë këtë sezon Ferrari arrin të regjistrojë pole position por të shfaqet edhe konkurruese krahasuar me Red Bull dhe makinat e tjera.
Nga radha e dytë do të niset edhe Mercedes GP i George Rusell, i ndjekur nga Sergio Perez, Alex Albon, Oscar Piastri, Lewis Hamilton, Lando Norris e Fernando Alonso.
