VIDEO/ Lumë golash në Premier League, nuk përmbahen Man. City dhe Tottenham
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 18:37

Kampionët në fuqi të Manchester City dhe Tottenham regjistrojnë fitoret e radhës në Premier League duke shënuar nga 5 gola.
Kampionët në fuqi shkatërruan 5-1 Fulham edhe pse e nisën me ritëm të ulët por Haaland me tre realizime u vuri përfundimisht kapakun zërave për një krizë të mundshme duke regjistruar 4 rrjeta në dy takimet e fundit.
Ndërkohë, Tottenham gjeti suksesin e tretë rresht, këtë herë 5-2 në transfertën e Burnley. Heung-min Son shënoi gjithashtu tre gola në “Turf More” duke u konfirmuar njeriu i momentit në skuadrën londineze pas largimit të Harry Kane.
Chelsea rekthehet sërish te rezultatet zhgënjyese pasi u thye në shtëpi 1-0 nga Nottingham Forest që kaloi në “Stamford Bridge” me gol të Elanga.
