Arabia “pastron” edhe lojtarët e padëshiruar të Europës, PSG largon mesfushorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 08:51

Milionat e Arabisë Saudite janë shumë të vlefshme për shumë klube në Europë dhe një shembull për këtë është PSG që ka lënë të lirë një lojtar që thjesht përfitonte pagën në radhët e klubit francez.
Mesfushori Georginho Wijnaldum, ka arritur marrëveshjen për transferimin në ligën arabe tek Al-Ettifaq, skuadër e drejtuar nga Steven Gerrard. Lojtari do të firmosë kontratë 3-vjeçare me klubin saudit, ndërsa francezët do të përfitojnë 9 mln. euro.
Holandezi në sezonin e kaluar luajti i huazuar te Roma, me të cilët bëri vetëm 14 paraqitje për shkak se vuajti nga një dëmtim. Ky transferim i vjen në ndihmë PSG që duhet të ukë barrën e pagave të lojzarëve në listën e borderove të klubit që nuk aktivizohen prej vitesh.
