VIDEO/ Florian Marku triumfon në duelin perfekt, nokdaun që në raundin e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 19:47
Boksieri shqiptar, Florian Marku nuk ndalet duke siguruar një fitore të rëndësishme me nokdaun që në raundin e parë.
Vetëm 54 sekonda i mjaftuan bokskerit shqiptar për të rrëzuar në "Manchester Arena" rivalin Dylan Moran. Pasi e shtrëngoi rivalin të duronte grushtat e tij, gjyqtari ndërhyri duke deklaruar nokdaun teknik pasi ndeshja nuk mund të vazhdonte më.
Marku u shpreh në fund të ndeshjes se kjo sfidë duhet ta ndihmojë të synojë një duel edhe më të rëndësishëm në peshën e mesme ku ai garon prej vitesh.
Conor McGregor sparring partner Dylan Moran demolished inside a round by Florian Marku on the #SmithEubank2 card
— Ryan Cahill (@RCFights) September 2, 2023
pic.twitter.com/3pjSO0pZx1
