Goditje në orët e fundit të merkatos, talenti anglez i akuzuar për dhunë pranon ofertën e modestëve spanjollë

Largohet nga Manchester United si kriminel, pritet në Spanjë si personalitet. Mason Greenwood transferohet te Getafe në orët e fundit të merkatos së verës duke mbyllur një kapitull shumë të vështirë të jetës së tij.
Talenti 21-vjeçar që u shkarkua nga Manchester United për shkak të akuzave të rënda për dhunë ndaj të dashurës, bashkohet me modestët e Getafes në formë huazimi. Klubi iberik e ka huazuar dhe do të paguajë një pjesë të rrogës së sulmuesit.
Greenwood nuk është i dënuar në Angli pasi pak javë më parë denoncuesja e tërhoqi akuzën por ky veprim nuk e bindi Man. United ta mbante lojtarin në skuadër. E ndërkohë që klubi njoftoi mbërritjen e tij, një grup tifozësh nisën festën jashtë stadiumit që ndodhet në periferi të Madridit.
El Coliseum hace unos minutos ????????
— Getafe C.F. (@GetafeCF) September 1, 2023
Welcome, @masongreenwood ???????????????????????????? pic.twitter.com/n0gkktNRdB
