Çmendet Al-Ittihad, ofron shumën rekord për blerjen e Mohamed Salah, Klopp dorëzohet
Jurgen Klopp duket i dorëzuar përballë milionave nga Arabia Saudite pasi Mohamed Salah është shumë pranë transferimit rekord në Lindjen e Mesme. Al-Ittihad ku aktualisht luan edhe Karim Benzema, është gati të paguajë 200 milionë pound ose rreth 240 milionë euro për ta shkëputur egjiptanin nga Liverpool.
Pasi u refuzuan 170 milionë, por ditën e djeshme klubi arab e ngriti deri në 200 milionë por Al-Ittihad nuk dorëzohet dhe ka gati 40 milionë më shumë për ta finalizuar këtë transferim nga i cili vetë Salah do të arkëtojë 500 milionë në 5 sezone dhe një pjesë të aksioneve të klubit.
Jurgen Klopp:
“Java e ardhshme do të tregojë më shumë por kjo është një sfidë për ne. Askush nuk po reagon. UEFA apo institucione të tjera duhet të lëvizin sepse ne duhet ta mbrojmë këtë lojë”.
