Pse disa njerëz "ngushëllojnë" veten përmes tatuazheve?

Sipas Lisa Barreta, autore e “Conscious Ink" një tatuazh pas ndarjes mund të simbolizojë lirinë dhe gjetjen e lumturisë te vetja dhe dëshirat e tua.

Pra, njerëzit ndihen sikur një energji e re emocionale përzihet me tatuazhin dhe shënon një epokë të re në jetën e tyre.

Me anë të një tatuazhi këto persona i rikujtojnë vetes se vetëm gjërat që bën për veten janë të përjetshme dhe se lidhjet shkojnë e vijnë.

Nga ana tjetër, kemi dhe arsye si mbulimi i dhimbjes me një mekanizëm të ri mbrojtës, siç mund të jetë tatuazhi.

Gjithashtu, edhe një mënyrë për të rifituar kontrollin mbi trupin dhe jetën.

Sidoqoftë, duhet theksuar se arsyet janë personale dhe çdokush ka motive të ndryshme.