Pas dhunës dhe divorcit, Fero kërkon falje: Tani e dua gruan time akoma më shumë

Ish-reperi kosovar, Fero, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si pasojë e shumë ngjarjeve që po ndodhin në jetën e tij.
Pas dhunës dhe kërcënimeve që i bëri bashkëshortes së tij, ai hoqi dorë edhe nga muzika, duke iu përkushtuar besimit islam.
Fero ka qenë i ftuar në emision “Kojshia Show”, ku ka ndarë më shumë rreth vendimit të tij, teksa ka treguar se është penduar për stilin e jetës që ka pasur.
“E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullor.

Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënën time e kam dashur një herë, tani e dua 100 herë; nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200; nëse babin tim e kam dashur 3 herë, tani e dua 300 herë.
Çdo njeri që kam dashur një herë, tani m'u ka rritur edhe 100 herë dashuria për ta”, është shprehur ai.

