Rikthehet sonte në ring/ Dylan Moran sfidon Florian Markun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 13:54
Pas pauzës së tij në ring rreth një viti, boksieri shqiptar, Florian Marku do të ndeshet ditën e sotme.
Kjo pasi ai është sfiduar nga boksieri irlandez, Dylan Moran.
Skeçi do të zhvillohet i ndarë në 10 raunde, nga ku 30-vjeçari shqiptar pret që të vazhdojë si i "pamposhtur".
Kujtojmë se Marku në boksin profesionist ka 12 fitore dhe një barazim, ndërkohë që Moran ka 18 fitore dhe një humbje. Ndeshja fillon në orën 17.00 ndërsa Floriani pritet të dalë rreth orës 18:30.

