Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare kantautori amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 14:39
Krijuesi i hitit “Margaritaville”, Jimmy Buffett, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Lajmi ka ardhur nga një publikim i bërë në faqet e tij zyrtare të rrjeteve sociale.
“Jimmy ndërroi jetë i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja e tij, miqtë, muzika dhe qentë. Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t’i mungojë shumë njerëzve”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kantautori regjistroi 27 albume – katër prej të cilave u bënë platin dhe tetë të artë – në një karrierë pesë dekadash që përfshinte shkrimin e teksteve si dhe menaxhimin e një perandorie biznesi.
