Dhe në jetën reale si një "Barbie" - Fotografohet në Greqi pa makijazh Margot Robbie

Aktorja amerikane, Margot Robbie, e cila pati rolin e "Barbie"-t në filmin e fundit, është duke shijuar pushimet në një plazh të Greqisë, së bashku me bashkëshortin e saj, Tom Ackley.

Nga komentet e bëra duket se ndjekësit e saj e kanë pëlqyer akoma më tepër bukurinë e saj natyrale.

Dhe në jetën reale si një "Barbie" - Fotografohet

"Impresionuese, pa të meta dhe natyrale, këto rroba banje vishen nga një yll me klas. Pa silikon apo botoks.
Mund t’i shohësh rrudhat në ballë kur sheh vëngër, që do të thotë pa botoks… sa freskuese.
Ajo është natyralisht e bukur" – janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.