Gratë sipas shenjave të Zodiakut që manipulohen lehtë nga partneri i tyre
Këto janë gratë e shenjave të Zodiakut që manipulohen lehtësisht nga partneri, kur hyjnë në një lidhje, dhe që arrijnë deri të "humbasin" veten.
Peshqit
Gruaja e Peshqve është në kërkim të përhershëm për princin e tyre. Është një shenjë romantike, e qetë dhe emocionale. Ajo nuk thotë kurrë jo dhe është mjaft e hapur ndaj asaj që mund t'i imponojë partneri. Gjithashtu, ajo ka prirje të "transformohet" brenda marrëdhënieve të saj dhe me kalimin e kohës t'i ngjajë më tepër partnerit që ka në krah.
Binjakët
Besojeni ose jo, edhe binjakët janë një ndër shenjat që bëhen të varura. Edhe pse tepër inteligjente gratë e kësaj shenje e mbivlerësojnë veten. Pra, nëse ti gjen "butonat" e saj, atëherë ai me të vërtetë mund t'i bëjë asaj çfarë të dojë. Mos të harrojmë natyrën e tyre emocionale dhe logjike. Ajo humbet lehtësisht ekuilibrin dhe anon në anën e parë.
Gaforrja
Gruaja gaforre kur bie në dashuri e lëshon plotësisht veten. Ajo është një nga shenjat më romantike dhe emocionale të zodiakut. Kjo shenjë dëshiron ta shohë të lumtur partnerin e saj pavarësisht çdo gjëje. Kjo e bën atë të pambrojtur ndaj manipulimeve dhe marrëdhënieve toksike.
Peshorja
Peshoret ngjajnë shumë me Gaforret nga kjo anë. Sapo krijojnë një lidhje ato bëjnë çdo gjë që i thotë partneri. Kjo gjë do të vazhdojë për aq kohë sa ajo është e dashuruar. Kur emocionet dhe dashuria kalojnë ajo fillon të thotë "jo" dhe të ndahet.
