Pse femrat duhet të flenë më shumë se meshkujt?
Studimet shkencore kanë treguar se gratë kanë nevojë të flenë më shumë se meshkujt.
Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ndryshimet hormonale.
Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit "Loughborough", gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.
Truri i grave ‘funksionon’ ndryshe, dhe ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë dhe detyra në të njëjtën kohë.
Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.
33 për qind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual. Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.
Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.
