U arrestua se vodhi patatina? Aktori i serialit "Hannah Montanah" zbulon si është e vërteta

Aktori i njohur nga seriali "Hannah Montana”, Mitchel Musso, ka folur në një intervistë për ngjarjen e ndodhur gjatë fundjavës së kaluar, ku ai u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe dehje në publik.

“Nuk ka pasur asnjë vjedhje, dhe unë nuk kam qenë i dehur”, tha ai duke shtuar se: “Ishte për të ardhur keq, një keqkuptim shumë i madh".

U arrestua se vodhi patatina? Aktori i serialit "Hannah Montanah"

Musso u arrestua të shtunën e 26 gushtit në Teksas, pasi dyshohej se teksa ishte në gjendje të dehur kishte grabitur në ambientet e një hoteli.

Sipas denoncuesit, aktori kishte filluar të konsumonte një qese me patatina dhe më pas ishte bërë agresiv me shitësin pasi ky i fundit i kishte kërkuar të shlyente faturën.

Por, sipas aktorit, gjërat nuk ndodhën kështu.

“Ky punonjës i pakënaqur, sjellja e të cilit ishte e çrregullt, më hoqi qesen me patatina nga dora dhe filloi të më bërtiste për veshjen time.

Më tha Dil jashtë ose do të telefonoj policinë. Në fund, unë thashë ‘Sigurisht, telefononi policët’".- deklaroi aktori.