FOTO/ Ja kush është moderatorja që u sulmua kafshërisht nga 50 Cent
Reperi amerikan, 50 Cent, gjatë shfaqjes së tij të fundit pati probleme teknike me mikrofonat.
Ky incident shkaktoi zemërim tek ai, të cilin ia nxori publikut duke hedhur mikrofonin me forcë drejt tyre.
Fatkeqësisht, e lënduar nga ky veprim ngeli moderatorja e Poëer 106, Bryhana Monegain.
Pas incidentit, Bryhana paraqiti një raport në polici, duke ngritur pikëpyetje rreth qëllimit të 50 Cent. Sipas rrëfimit të saj, reperi dukej i vetëdijshëm për praninë e saj në spektakël, pasi ai kishte kontakt të drejtpërdrejtë me të para se t’i hidhte mikrofonin në fytyrë.
Kjo dëshmi ka bërë që të nisen hetimet për veprimet e reperit nga i cili akoma nuk ka asnjë reagim për ngjarjen.
Imazhet e Bryhana Monegain me një fytyrë të përgjakur dhe një plagë të dukshme në ballë qarkulluan në rrjetet sociale , duke tërhequr vëmendjen e gjerë për incidentin.


