VIDEO/ U puth nga presidenti i federatës, lojtarja spanjolle bën shaka me shoqet e ekipit

Puthja e famshme e Rubiales me Hermoson në ngritjen e kupës së futbollit vazhdon të prodhojë debat por të sjellë edhe pamje të reja. Në spanjë është publikuar një tjetër video ku fituesja e Kupës së Botës për femra qeshte dhe bënte shaka me futbollistet e tjera të ekipit teksa tregonte një foto të puthjes që Luis Rubiales i bëri asaj, të cilën ditë më vonë ajo e denoncoi si një akt seksist.

Pamjet e 33-vjeçares janë regjistruar në autobusin e skuadrës teksa lojtarët përgatiteshin të largoheshin nga stadiumi në Sidnej. Mediat shkruajnë se ato pritet të shndërrohen në armë në duart e Rubailes, i cili tashmë jo vetëm është pezulluar nga detyra e presidentit të federatës por edhe nën hetim me akuzat e një sulmi seksual.

Hermoso u filmua duke qeshur me zë të lartë teksa shfaqte në ekranin e celularit e saj puthjen tashmë famëkeqe.

Një grua tjetër në autobusin e ekipit u dëgjua duke qeshur dhe dukë thënë: 'Ashtu si Iker dhe Sara' ndërsa Jenni vazhdoi të tregonte telefonin e saj.

Më pas ato dëgjohen duke kënduar "Beso, beso" që do të thotë "puthe, puthe" – ndërsa Rubiales futet në autobus duke thënë “Ndaloni, po më bëni të skuqem”.

Megjithatë kur kanë kaluar ditë nga ngritja e kupës pjesa më e madhe nga 23 lojtaret kanë deklaruar se nuk do të zbresin më në fushë nëse Rubiales do të qëndrojë në detyrë.