VIDEO/ "Gjithmonë kundër meje", Ronaldo shpërthen ndaj albitrit pas golit të anuluar

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i fitores së Al Nasr kundër Al Shabab në kampionat me dy gola të shënuar dhe një asist. 

Gjithsesi në pjesën e parë portugezit iu anulua dhe një gol me VAR, për një faull në zonë, ku në pamje të parë duket se Ronaldo as nuk e prek kundërshtarin.


Pas vendimit të arbitrit për të anuluar golin, 38-vjeçari nuk u përmbajt aspak, duke ngritur tonet.

“Gjithmonë kundër meje”, ishin fjalët e Ronaldos, i cili i referohet sipas tij padrejtësive që i janë bërë atij në futboll.