Rafael Varane alarmon Man. United, projektohet në infermieri për një kohë të gjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 22:11

Nuk ka paqe për Manchester United që pas Mason Mount duhet të bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin Rafael Varane.
I përplasur gjatë pjesës së parë me një nga lojtarët e Nottingham Forest, shtatlarti francez është ankoruar në infermieri dhe do të qëndrojë deri në 6 javë arg fushave të blerta.
Bashkë me Luke Shaw dhe Mason Mount, lojtarët e United të dëmtuar dhe mungesa të rëndësishme janë tre.
Fillimisht u mendua se pas përplasjes me një kundërshtar ai nuk kishte pësuar një dëmtim të rëndë por pak kohë më vonë u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim jo të lehtë. Ai do të rikthehet në fushë vetëm në mesin e muajit tetor.
