“Perandori” i Romës, Lukaku vendos rekord edhe në ajër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 07:54
Presidenti Dan Friedkin e transportoi me avionin privat që pilotonte ai vetë dhe që ditën e djeshme vendosi një rekord.
Fluturimi i aeroplanit më numrin 1 të klubit dhe Romelu Lukakun drejt aeroportit të Ciampinos u ndoq në faqen “flightradar24” nga rreth 47 mijë njerëz, një rekord absolut për sitin më të klikuar të fluturimeve civile.
Pasi mbylli marrëveshjen nnë Londër, Friedkin u nis nga aeroporti i Luton e më pas ndaloi në Bruksel ku u ngjit në bord sulmuesi belg.
