Milan synon blerjen e nëntë në merkaton e verës, ofron 15 milionë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 22:31
Milan nuk ndalet, Mehdi Taremi është objektivi i radhës për klubin kuqezi. Sulmuesi i Portis kërkon të largohet nga luzitanët dhe kuqezinjtë janë në radhën e parë për të siguruar shërbimet e tij duke përgatitur edhe ofertën.
15 milionë euro ofrojnë amerikanët për Taremi por Porti kërkon minimalisht 20 milionë për të ndezur dritën jeshile.
Nëse Taremi transferohet në Milano, ai do të jetë blerja e nëntë e klubit kuqezi në këtë merkato verore me më shumë se 130 milionë euro të shpenzuara. Momentalisht Milani mban vendin e parë në klasifikim me 6 pikë, po aq sa Verona, Inter dhe Napoli.
