Redi Kasa "braktis" Egnatian, sulmuesi i talentuar transferohet jashtë Shqipërisë

Duket se aventura e Redi Kasës te Egnatia ka ardhur drejt fundit, me sulmuesin që do të transferohet jashtë Shqipërisë.

Ai do të transferohet në Slloveni te skuadra e Olimpija Lubjanës, teksa nesër pritet dhe prezantimi.

Sulmuesi që do të bëjë 22 vjeç për pak ditë është përshëndetur me shokët e skuadrës, i cili largohet kështu nga Egnatia pas një gjysmë sezoni, ku e ndihmoi skuadrën rrogozhinase të kualifikohej në Kupat e Europës dhe të fitonte Kupën e Shqipërisë.