EMRAT/ Të dielën demokratët mbajnë Primaret për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet për Kukësin
Këtë të dielë Partia Demokratike e njohur si grupimi i Rithemelimit do të mbajë primaret për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Bashkinë e Kukësit.
Lajmin e bën me dije dega e PD-së në Kukës e cila i fton demokratët të zgjedhin njëri nga 5 kandidatët që marrin pjesë në këto primare.
“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike! Ju njoftojmë se me datë 27.08.2023 do të zhvillohet procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.
Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës " Hasan Prishtina" Kukës, kati i dyte. Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe perfundon me oren 18.00
Urojmë një garë të drejtë, të ndershme dhe të barabartë. Fitoftë kandidati më i mirë, që gëzon mbështetjen më të madhe dhe garanton fitoren në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023!”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.
Emrat e kandidatëve vijojnë si më poshtë:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli


