Rama: Shqipëria, kampione e turizmit, jemi konkurrues me aeroportin e Beogradit, do ta kapërcejmë numrin e turistëve
Kryeministri i vendit, Edi Rama doli ditën e sotme në një konferencë me gazetarët.
Ai nisi fjalën e tij duke përsëritur se vendi ynë do të jetë kampion i turizmit për vitin 2023. Po ashtu, Rama shtoi se vendi ynë është drejt rrugës për t'ia kaluar me shifra turistësh edhe aeroportit të Beogradit.
Rama: Shqipëria do jetë kampione e turizmit në 2023. Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në asketin e afrimit të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë para nesh kur vjen fjala tek numri i turistëve për frymë.
Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishme me ndryshimin e koncesionarit dhe ndryshimet që janë bërë nga kompania shqiptare. Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë se jo vetëm jemi konkurrues në aeroportin e Beogradit, por me shumë gjasa mund ta kapërcejmë aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit.
