Berisha: Ervin Muço ka ndërhyrë edhe në Kadastër, asnjë qytetar nuk e ka pronën e tij të sigurt

Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se asnjë qytetar nuk e ka pronën më të sigurt më, me ndërhyrjet e Ervin Muçës në Kadastër.

Ai tha se nuk ka shqiptar të ndershëm që e ka pronën të sigurt me këto operacione kriminale që janë kryer në kadastrën e vendit.

Berisha: Shikoni se çfarë ndodh me kadastrën e tyre? Asnjë qytetar nuk e ka pronën më të sigurt më. Me ndërhyrjet e Ervin Muçës në kadastër. Kadastra e Shqipërisë është në duart e klaneve të drogës. Është e tmerrshme, operacionet që ka udhëhequr Ervin Muço, të cilat njësoj si me TIMS-in, duart e zeza të mafies mund të krijojnë çdo lloj ndryshimi në kadastër.

Nuk ka shqiptar të ndershëm që e ka pronën të sigurt me këto operacione kriminale që janë kryer në kadastrën e vendit. Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore. Natyrisht, ndihma e partnerëve tanë është e një rëndësie të jashtëzakonshme.