Pas satelitëve, futet në lojë edhe Inteligjenca Artificiale, Rama: Do të fusim Chat-GPT në e-albania
Në një dalje për mediet në Kryeministri, Rama tha se në fillim të vjeshtës rezultatet e para të risisë me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual e-albania.
Ai theksoi se nuk do të ketë më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat e aplikimit pasi operatori virtual me modulin e chat-GPT do të jetë në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuarit.
Rama: Në shërbim risitë e inteligjencës artificiale dhe në fillim të vjeshtës rezultatet e para të risisë me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual e-albania, ku nuk do të ketë më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat e aplikimit pasi operatori virtual me modulin e Chat-GPT do të jetë në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuarit. Brenda një viti i gjithë shërbimi i e-albania të jetë i bazuar në inteligjencën artificiale dhe operatori të jetë virtual vizualisht prezent.
