Berisha: KE të ndihmojë në hetimin e përgjimeve të dekriptuara! Ardi Veliu figura qendrore e krimit
Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se janë 850 mijë biseda të dekriptuara dhe këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët.
Ai tha se Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit, me dokumente, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane.
Berisha: Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët. Dy prokurorët që kanë kaluar Vettingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat. Dhe ai ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë. Dhe që të gjitha këtu, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin dhe sot sundon vetëm nga krimi. Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi.
Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit. Me dokumente, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane. Ndaj i bëj thirrje Komisionit Europian, që të zbardhen bisedat e politikanëve me grupet kriminale. Të publikohen një për një emrat e të gjithë personave të politikës ose jo, që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale. Kjo do ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. Por çfarëdo që të bëjnë partnerët tanë, nëse nuk ngrihemi në protesta për të rrëzuar qeverinë.
