Kampione edhe në momente të vështira, Luiza Gega do të garojë në Botëror edhe e dëmtuar

Kampione edhe në momente të vështira, Luiza Gega do të
Lajme pozitive vijnë nga Hungaria ku po zhvillohet Botërori i Atletikës ku shpresat më të mëdha të Shqipërisë janë bazuar te Luiza Gega që edhe pse e dëmtuar ka vendosur të marrë pjesë.

Dëmtimi muskular nuk e ka penguar kampionen e Europës të konfirmojë pjesëmarrjen sonte në mbrëmje në garën kualifikuese në 3000 metra me pengesa.

Luiza Gega do të jetë pjesë e Baterisë 3, ndërsa gara e saj do të startojë sot në mbrëmje në orën 20:23. Pesë vendet e para të secilës bateri sigurojnë kualifikimin për në finale.