Probleme për Astana-n, kazakët në krizë psikologjike në prag të Partizanit

Astana kundër Partizanit, një skuadër e demoralizuar në një moment jo shumë pozititiv. Në ndeshjen play-off të Conference League, situata duket në favor të kampionëve të Shqipërisë, nisur dhe nga momenti i keq që po kalon kundërshtari.

Trajneri Grigory Babayan sqaron se e ka shumë të vështirë të ringrejë moralin e skuadrës pas disa ndeshjeve negative dhe ky është një problem i madh që ekipi duhet ta zgjidhë në sfidën e së enjtes kundër Partizanit. “Luajmë në shtëpi dhe duhet të japim maksimumin pa asnjë justifikim”, nënvizon tekniku i skuadrës rivale të kampionëve të Shqipërisë.

Dy humbjet në Europë, filimisht në Champions League me Dinamon e Zagrebit dhe më pas në Europa League kundër Ludogorets e kanë ridimensionuar ekipin.

Në kampionat, pas 19 javësh, Astana ka shënuar vetëm 24 gola. Probemet më të mëdha, Kampionët e Kazakistanit i kanë në fazën mbrojtëse u reparti i tërhequr po trefon limite të theksuara në garat ndërkombëtare.