Po kulloste bagëtitë në bjeshkë, 70-vjeçari në Dibër goditet nga rrufeja dhe vdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 16:34
Një 70 vjeçar në Dibër ka ndërruar jetë pasi është goditur nga rrufeja.
Shtetasi R.K ka qenë duke kullotur bagëtitë në bjeshkët e Gramës në Dibër kur është goditur nga rrufeja dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policise Dibër:
Dibër/informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
