Përfundon gara për Mjekësinë, 1800 maturantë për 400 kuota të lira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 13:49
Këtë të mërkurë përfundoi testimi i 1800 maturantëve të cilët konkurruan për 400 kuota të mjekësise së përgjithshme. Vendin e etheve të pikëve nga përgjigjet do ta zënë vendin ditët e pritjes se cili do të jetë fitues.
Sipas formulës 70% e pikëve do të jetë nga mesatarja në gjimnaz e 30% nga testimi i drejtëpërdrejtë.
Nga rezultati i marrë kërë të mërkurë, maturantët shpresojnë të jenë në listë fituesi.
9 ditë të provimit duket se u ka mjaftuar maturantëve të reflektojnë edhe për punësimin me detyrim.
Edhe pse 1800 konkurrentët kaluan të gjitha fazat e testit ende nga ministria e arsimit nuk është bërë e ditur se sa do të jetë fatura që do të duhet të paguajnë studentët që nuk dëshikojnë të firmosin kontratën.

