Evis Kushi inspekton projektin në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" në Elbasan
Bashkia e Elbasanit është në përfundim të investimeve në ambientet sportive në disa prej shkollave të qytetit. Ministrja Evis Kushi inspektoi projektin në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” ku vlerësoi cilësinë e shërbimit që do të afrohet në të.
Ambientet do të jenë gati në nisje të vitit akademik
"972 nxënësit dhe 62 mësuesit e kësaj shkolle kur të vijnë me 11 shtator do gjejnë këtu një mjedis krejt të ri dhe për më tepër që kjo shkollë është pjesë e disa projekteve tona siç është projekti i ekipeve sportive në shkolla, projekti futbolli në shkolla. Kjo shkollë ka ekipin e basketbollit, ekipin e futbollit, ekipin e volejbollit, kështu që ishte mëse e domosdoshme".
Si kryetari i bashkisë ashtu dhe ministrja Kushi shtuan se palestrat do të jenë në shërbim edhe të komunitetit.
"Jo vetëm për të zhvilluar orët e edukimit fizik, por edhe për të organizuar projekte të ndryshme ku përfshihen jo vetëm nxënësit e shkollave por edhe fëmijët, të rinjtë e të rejat e të gjithë komunitetit. Një shembull shumë i mirë është pikërisht ky projekt të cilin e kemi mbështetur me shumë dashuri sepse kjo është një shkollë me shumë histori. Këtu projekti është i plotë, janë dy palestra, janë terrenet e jashtme".
Madje për këtë qëllim ambientet e jashtme janë paisur dhe me ndriçim gjatë natës.

