Çështja "Beleri", Andoni: Është një problem i brendshëm i vendit, Greqia i ka fryrë ngjarjet e fundit

Analisti Ben Andoni ka qenë i ftuar në Ora News përmes një lidhje me "Skype" ku ka folur për çështjen Beleri.

"Çështja Beleri, Greqia ka fryrë ngjarjet e fundit. Greqia i ka krijuar probleme gjithmonë fqinjëve të tij. Beleri është problem i brendshëm i vendit, jo i Greqisë.

Greqia ka hatërmbetje të madhe me Shqipërinë, kjo nuk i shërben integrimit. Çështja çame është shumë më shumë se çështja Beleri. Patjetër që do vihen kushte nga ana e Greqisë ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Greqia ndryshe nga vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën, ka qenë më aktive ndaj Kosovës", tha ndër të tjera Andoni. 

Çështja "Beleri", Andoni: Është një problem