Paraqitet në spitalin e Pukës, 46-vjeçari me probleme mendore dëmton veten me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 16:10
Një 46 vjeçar është paraqitur në spitalin e Pukës për ndihmë mjekësore një shtetas që dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë.
Sipas familjarëve, M.P 46 vjeç vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë Pukë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në spitalin e Pukës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi M. P., 46 vjeç, banues në Pukë, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten, me mjet prerës (thikë), në banesë.
Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 46-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
