Erjon Bani, “gijotina” e SPAK që futi në gjykim dosjen Gërdeci e po “krasit” të besuarit e qeverisë
Gjyqtari Erjon Bani, është magjistrati i ri që vendosi caktimin e masës së arrestit në burg për ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Ilir Rrapaj.
Erjon Bani, është gjyqtari që spikat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, duke marrë evidence evropiane, si dhe rrethana të realitetit ku jetojmë.
Një detajist i përpiktë i fakteve dhe elementëve ligjorë që ndodhen në dosje dhe me forcë arsyetuese që krijon bindje ligjore të plotë.
Bani, është një nga gjyqtarët më të guximshëm të gjykatës së Posaçme, që u ka kthyer shpresën për të marrë drejtësi, familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
A ka nsiur karrierën në jurisprudencën shqiptare në Drejtorinë e kodifikimit pranë Ministrinë e Drejtësisë, dhe më pas është bërë pjesë e shkollës së Magjistratës, në profilin gjyqtar.
Bani, karrierën e ka nisur duke shërbyer në Shkodër, më pas në gjykatën e Tiranës dhe tashmë në gjykatën e posaçme SPAK.
Me vendimin e pak muajve më parë, Erjon Bani, urdhëroi rihapjen e dosjes së Fatmir Mediut, ish-ministrit të Mbrojtjes, duke urdhëruar vijimin e gjykimit ndaj tij, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.
Bani, konsiderohet si “gijotina” e Gjykatës së Posaccme SPAK, pasi ka hedhur firmën në disa vendime të rëndësishme, për arrestimin e miqve dhe bashkëpuntorëve të kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i fundit i Banit është për rastin e koncesionit të “Sterilizimit”, duke “ngulur gozhdën” juridike, dhe kërkuar nga dy prokurorët Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, të shtrijnë hetimet për ish-ministrat Ilir Beqaj, Shkëlqim Cani, katër anëtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe subjektin tregtar “Investital” të rregjistruar në Kosovë.
Me gjithë faktet e forta në dosje për implikimin e Ilir Beqaj në aferën e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, gjyqtari Bani ka vendosur të lerë shënimin për prokurorët, me qëllim zhvillimin e hetimeve në drejtimin e verifikimit pasuror, korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Erjon Bani, urdhëroi arrestimin e ish-zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.
Mandej Erjon Bani, urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, dhe grupit të urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
Ndërsa firma e tij, del dhe në vendimin e arrestimit të ish-gjyqtarit të Elbasanit Ilir Pashaj dhe gjyqtares të korruptuar, Zamira Vyshka.
Por njëherësh Erjon Bani, duhet theksuar se ka dhënë pafajësi për anëtaren e “Vettingut”, Etleda Çiftja, e cila akuzohej nga prokuroria për fshehje të pasurisë. Vendimi i pafajësisë i Banit për Çiften është lënë në fuqi dhe në Apel.
Ndërkohë megjithëse doli me mendim pakice, Erjon Bani, argumentoi dhe interpretoi një mendim ndryshe juridik, për rastin e dënimit kapital për Ardjan Ccapjan, Florenc Çapjan, Jorgo Lekun dhe tre anëtarët e tjerë të grupit që ekzekutuan, Gentian dhe Nezir Beqirin.

